Ministri Aliu alarmoi në lidhje me përdorimin e duhanit nga fëmijët dhe paralajmëroi ndryshime ligjore
Në Maqedoninë e Veriut është hapur debati për propozim ligjin që e rregullon mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme. Ministria për Shëndetësi vlerësoi se janë përfshirë gjithë institucionet dhe aktorët që e prekin këtë institucion, transmeton Portalb.mk.
“Ai kujtoi se humbja ekonomike nga përdorimi i duhanit vlerësohet në 38 miliardë denarë, përkatësisht mbi 600 milionë euro në vit, që përfaqëson rreth 5,16 për qind të BPV-së. Për më tepër, tek të rinjtë e moshës 13 deri në 15 vjeç, 13,6 për qind përdorin produkte të duhanit ose nikotinës, që është shkalla më e lartë që nga viti 2002”, alarmoi ministri Azir Aliu, duke shtuar se 3 600 raste të vdekjes janë në vit për shkak duhanit, apo 13 % vdekjeve.
Ai sot zhvilloi takim me kryeministrin Hristijan Mickoskin, sektorin e duhanit dhe gastronomisë. Kryeministri theksoi se “Propozim-ligji për mbrojtje nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme nuk është hartuar ad hok, as mbi parimin e forcës, por në një proces gjithëpërfshirës, së bashku në konsultime me të gjitha palët e interesuara”. Ai vlerësoi se propozimligji është i kënaqshëm për të gjithë.
“Përmes debatit publik në ENER janë shqyrtuar 58 komente nga qytetarë, tregtarë, shoqata dhe ekspertë”, theksoi ministri Aliu, duke theksuar edhe mbështetjen e ekspertëve të World Health Organization (WHO).
Ndryshe, ligji do të hynte në fuqi më 1 mars, por u vonua për shkak të reagimeve dhe kundërshtimeve nga industritë e ushqimit dhe duhanit. Aliu ka njoftuar disa herë se do të paraqitet në një seancë qeveritare.
Projektligji për mbrojtjen nga duhani në Maqedoninë e Veriut synon të reduktojë ndjeshëm ndikimin e pirjes së duhanit mbi shëndetin publik, duke vendosur zona të veçanta për duhanpirësit dhe duke mbrojtur qytetarët që nuk pinë duhan. Sipas të dhënave të fundit, 13.6% e nxënësve nga klasa e shtatë deri në të nëntën konsumojnë duhan, çka tregon rëndësinë e masave parandaluese në nivel kombëtar. Ligji fillimisht u shty për shkak të shqetësimeve të hotelierëve dhe tregtarëve të vegjël, të cilët paralajmëruan se do të përballen me shpenzime shtesë dhe mund të humbasin vende pune nëse nuk përshtaten me rregullat e reja, duke prekur mbi 4.000 biznese të vogla dhe të mesme. Ligji pritet të paraqitet në seancë qeveritare më 24 mars dhe më pas të përpunohet në Parlament, duke shpresuar për një ulje të numrit të duhanpirësve nën 20% brenda dy viteve.
- LEXO: Projektligji për duhanpirjen që duhej të hynte në fuqi më 1 mars është ende në procedurë qeveritare
- LEXO: Tregtarët me pakicë në Maqedoni reaguan se vërejtjet e tyre nuk janë implementuar në projektligjin për duhanpirjen
- LEXO: Ligji për mbrojtje nga duhani nuk shtyhet, javën e ardhshme versioni përfundimtar do t’i dorëzohet Qeverisë së RMV-së
- LEXO: Projektligji për duhanpirjen do të hyjë në procedurë qeveritare javën e ardhshme