Të hënën do të luhet ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të luajë kundër Turqisë më 1 qershor. Në këtë ndeshje, si në ndeshjen kundër Bosnjë e Hercegovinës do të mungojë kapiteni Enis Bardhi, për shkak të lëndimit, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja do të zhvillohet në Stamboll duke filluar prej orës 18:30.

Ndryshe, të premten u zhvillua ndeshja tjetër miqësore ndërmjet Bosnje e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo ndeshje u mbyll pa gola.

Kjo është lista e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje: Stole Dimitrievski (Valencia), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka), Davor Taleski (Vardar); Gjoko Zajkov (Ajman), Visar Musliu (Sent Truiden), Nikolla Serafimov (Levski), Din Alomeroviç (UTA Arad), Ezgjan Alioski (Lugano), Jovan Manev (Novi Pazar), Imran Fetai (Shkëndija), Sebastian Herrera (Borac Banja Luka), Stefan Despotovski (OFK Beograd) Darko Velkovski (Vardar), Georgije Jankulov (Vardari); Elif Elmas (Napoli), Enis Bardhi (Konjaspor), Boban Nikollov (Vardar), Jani Atanasov (AEL Larissa), Agon Elezi (Sarajevë), Sefer Emini (Sonderjyske), Darko Angeleski (Sileks), Darko Dodev (Sileks); Bojan Miovski (Gllasgou Renxhers), Darko Çurlinov (Koxhaeli), Elmin Rastoder (Tun), Azer Omeragiç (Vardar) dhe Milan Ristovski (Bohemians).