Mickoski pas takimit me sekretarin Rute: E riafirmuam përcaktimin tonë për kontribut aktiv në sigurinë rajonale dhe globale
Sekretari gjeneral i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar sot takim edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në këtë takim u diskutua nevoja për bashkëpunimin me qëllim rritjen e sigurisë rajonale dhe globale, transmeton Portalb.mk.
“Riafirmova angazhimin tonë të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin me NATO-n dhe për të kontribuar në mënyrë aktive në sigurinë rajonale dhe globale”, deklaroi Mickoski, duke e vlerësuar këtë takim si një konfirmim i partneritet dhe besimit të fortë ndërmjet aleatëve.
Ai theksoi se temë e diskutimit është sfidat aktuale të sigurisë dhe rolin e NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut në ruajtën e stabilitetit dhe paqes.
“Rusia vazhdon të kërcënojë botën tonë të sigurt dhe të bëjë presion me agresionin e saj ushtarak kundër Ukrainës. Rusia është bërë një ekip me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin. Dhe së bashku shpërndajnë aftësitë e tyre për të na shtyrë edhe më shumë. Konkurrenca globale po intensifikohet dhe aleatët përballen me kërcënime të vazhdueshme nga terrorizmi. Irani ishte një eksportues i kaosit”, deklaroi Rutte në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Sekretari gjeneral i NATO-s vlerësoi se Irani paraqet një rrezik të gjerë për shkak armëve bërthamore.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sot (3 mars) gjendet në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Rutte u prit nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova në vilën “Vodno”. Në konferencën e përbashkët me presidenten, Rute lavdëroi përkushtimin dhe kontributin e ushtarëve të RMV-së në ruajtjen e paqes në pjesët lindore të NATO-s. Ai gjithashtu përmendi si pozitive buxhetin që ndan vendi për mbrojtje e cila është pak mbi 2% nga Bruto prodhimi vendor (BPV) , duke synuar arritjen e 5 përqindëshit siç pritet në vitin 2035. Ai tha se është e qartë se duhet të punojmë së bashku për të mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët.
Kjo është vizita e parë e Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në Shkup. Ai ishte në vend në nëntor 2021 si kryeministër i atëhershëm i Holandës.
Në vitin 2023, Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilloi vizitë zyrtare në Maqedoni.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ka mbushur mbi 5 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020 vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA.
- LEXO: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte: Duhet të punojmë së bashku për të mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët (VIDEO)
- LEXO: Flamuri i Maqedonisë së Veriut filloi të valëvitet në selinë e NATO-s, Stoltenberg: Moment historik