Von der Leyen deklaroi se në BE-në na presin me krah hapur me gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë, deklaruan nga LSDM-ja
Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, LSDM-ja deklaroi se Ursula von der Leyen ka deklaruar se Maqedonia e Veriut po pritet në Bashkimin Evropian me krah hapur, transmeton Portalb.mk.
“Von der Lejn deklaroi se ata në Bashkimin Evropian po na presin me krah të hapur, së bashku me gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë”, deklaroi Karanfilova Panovska nga LSDM-ja.
Ajo vlerësoi se ndër të tjera, Ursula von der Leyen la të nënkuptohet se për shkak politikave bllokuese të kryeministrit Hristijan Mickoskit, Maqedonia e Veriut gjendet jashtë Bashkimit Evropian.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot (2 tetor) paralajmëroi se që javën e ardhshme duhet të ndërmerret një hap i ri në përpjekjen për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski në Shkup, ajo tha se në takimin e sotëm është dakorduar që procesi të fillojë sërish të lëvizë.
Me vizitën në Shkup, Von der Leyen e përfundon turneun e këtij viti nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë ditëve të fundit ajo vizitoi Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Shefja e Komisionit Evropian këtë herë i anashkaloi Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në këto dy vende.
Me rastin e kësaj vizite, sot ka regjim të veçantë trafiku në qendër të Shkupit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Regjimi i trafikut do të zbatohet në rrugët në zonën më të gjerë qendrore. Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje shoferëve të zbatojnë urdhrat e oficerëve të policisë.
Bashkimi Evropian po zhvillon plane veprimi, sipas të cilave katër vendet që janë më pranë anëtarësimit në bllok do të marrin një rrugë të qartë dhe të detajuar drejt anëtarësimit. Në këtë plan nuk bën pjesë Maqedonia e Veriut.