Mexhiti për rastin “Onkologjia”: Siguruam kthim të sistemit KATO i cili në afat të gjatë do të parandalojë keqpërdorime evtnuale në të ardhmen

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti pasditën e sotme në seancën e Komisionit anketues parlamentar për Klinikën e Onkologjisë porositi që nëse ka përgjegjësi politike të konfirmohet se e kujt është. Konsideron se deputetët kanë detyrë që nëse ka lëshime sistematike, të cilat janë të pakalueshme, t’i paraqesin dhe të gjehet zgjidhje, njofton Portalb.

Ai u dërgoi mesazh organeve hetuese. “Besoj se procedura penale-juridike për këtë rast shumë sensitiv të ketë epilog të shpejtë, juridik dhe të drejtë. Fajtorët duhet të kuptohen me emër dhe mbiemër. Vetëm kështu do të mund ta kthejmë besimin e pacientëve në sistemin shëndetësor dhe t’i mbrojmë punonjësit profesional shëndetësor nga akuzime dhe fyerje të përgjithshme”, theksoi ministri Mexhiti.

Ai shtoi se kjo nuk është hera e parë që të fillohet hetim në Onkologji. “Nga fjalimet e dëshmitarëve paraprak para Komisionit anketues, nga ajo që e publikuan mediat, kuptojmë se hetime në Onkologji ka pasur edhe në vitin 2012. Po zhvillohet hetim edhe për një rast nga viti 2019. Dy herë policia ka intervenuar për vjedhje të terapisë nga infermiere të cilën menaxhmenti i Klinikës në mandatin tim e pushoi nga puna”, deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që të mos zvarritet i gjithë procesi dhe një orë e sa më parë të kuptohet se nëse dhe kush, siç tha, ka luajtur me jetët e pacientët. Vetëm ashtu, siç tha ai, do ta heqim të ashtuquajturin faj kolektiv i cili tani qëndrën jo vetëm mbi Klinikën për radioterapi dhe onkologji – Shkup, por edhe mbi gjithë sistemin shëndetësor.

Mexhiti theksoi se pasi e ka marrë funksionin e ministrit të Shëndetësisë angazhohet që të bëjë ndryshime sistematike që të pengohen, siç tha, çfarëdo lloj keqpërdorime dhe krime në shëndetësi. Para se të kuptohet në opinion për rastin me Onkologjinë, tha se disa muaj vazhdimisht ka pasur takime me menaxhmentin e ri të Klinikës. “Kur mora funksionin, e shkarkova drejtorin organizativ”, përkujtoi Mexhiti.

Ai informoi se e ka ditur se në Klinikë ekziston sistemi KATO dhe si mjek neurolog e di se si diagnostikohen sëmundje të rënda tek pacientët dhe se si ridërgohen në Onkologji.

“Së bashku me ekipin menaxherial të Onkologjisë biseduam për mekanizmat kontrolluese të dhënies së terapisë pacientëve. Këmbyem mendime dhe qëndrime se si të tejkalohen sfidat me të cilat ballafaqohet Klinika. Ndryshimet në menaxhment ndodhën në Klinikë dhe mundësuan që çdo pacient ta marrë terapinë e përshkruar, në pajtueshmëri të indikacionit, dozës, llojit të ilaçit, pa kurrfarë manipulimi me ilaçe”, shpjegoi Mexhiti.

Mexhiti konfirmoi se në Onkologji është vendosur sistem kontrollues me të cilin mundësohet terapi adekuate të marrë çdo pacient.

“Për sistemin KATO për dozimin dhe kontrollin e terapisë e cila u jepet pacientëve, të cilët mjekohen në Onkologji, disa muaj para se ky rast të dalë në opinion, u bënë analiza financiare se nëse sistemi KATO të kthehet në funksion ose të sigurohet sistem i ri për kontroll të terapisë. Me ribalancin e ri të Buxhetit siguruam kthim të sistemit KATO i cili në afat të gjatë do t’i parandalojë keqpërdorimet eventuale në të ardhmen”, theksoi Mexhiti.

Komisioni i djeshëm përfundoi me disa konkluzione, ndër të cilat përgjegjësit e klinikës së onkologjisë duhet të zbatojnë rekomandimet e auditorit shtetëror nga raporti për vitin 2021, të hartojnë protokollet mjekësore për lidhjen e pacientëve me terapinë biologjike, të bëjnë inventarizimin e të gjitha pasurive sipas rregullores së kontabilitetit të buxheteve dhe përfituesve buxhetorë.

Në mars të këtij viti Enti i Kontrollit Shtetëror ka publikuar një raport revizioni, ku ndër të tjera thuhet se është prokuruar terapi biologjike, por nuk ka pasur para të mjaftueshme, nuk ka pasur edhe protokolle mjekësore, gjegjësisht udhëzime me të cilat do zë vendosen rregulla dhe kritert për përfshirjen e pacientëve në terapi biologjike.

Kujtojmë se prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski kumtoi se është e mundur që në ndonjërin nga vendet fqinje të ketë ekspertizë për rastin “Onkologjisë”. Ai konfirmoi se bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë është ende të suaza të këmbimit të informatave, por se çfarë do të tregojë ai bashkëpunim , tani për tani mbetet çështje e hapur.

Ndryshe, më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Për rastin në Klinikën e Onkologjisë, Kuvendi zgjodhi përbërjen e komisionit hetimor, me propozim të VMRO – DPMNE-së.

Ky rast nxiti reagime të shumta.

Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet hetimore për zbardhjen e rastit të keqpërdorimit të terapisë për pacientët e Klinikës Onkologjike, kështu ka thënë për këtë rast ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tij, është e nevojshme të kryhet hetim i plotë dhe i paanshëm.