Mexhiti: Nuk do të vonohen më asnjëherë furnizimet publike dhe tenderët për barna

Nuk do të ketë vonesa të tenderëve apo furnizimeve publike për barna derisa jam ministër i Shëndetësisë, tha Fatmir Mexhiti në lidhje me furnizimin e glukomerëve dhe shiritave për pacientët me diabet, transmeton Portalb.mk.

Ai shprehi keqardje për vonesën e këtij tenderi, duke theksuar se, së bashku me Shoqatën e Diabetikëve kanë bërë të pamundurën muajt e fundit që ky tender të mund të shpallet më shpejt.

“Nga momenti kur publikohet tenderi, kompani që i sjell glukomerët dhe shiritat ka afat prej tre deri në gjashtë muaj, që në këtë rast nuk ishte praktikë. I lutëm përfaqësuesit e kompanisë, ishin në dy raste tek unë, që të mundemi sa mëshpejtë t’i furnizojmë këto glukomerë dhe shirita, që të munden diabetikët të marrin normalisht atë që e kanë të drejtë të shenjtë, që u është e garantuar edhe me ligj”, deklaroi ministri.

Në lidhje me ankesat për atë se, glukomerët e marrë kanë ardhur në paketim joadekuat dhe pa udhëzime për përdorim, ministri potencoi se ka reaguar që kompania të përmirësojë atë në të ardhmen.

Ai i mohoi spekulimet se glukomerët kanë qenë në ndonjë depo.

“Nuk është e vëretë, mund të verifikoni në Doganë. Ata kanë kaluar nga 14 shtatori i vitit 2023, janë doganuar, standarizuar me të gjitha protokollet, me të gjitha dokumentet”, theksoi ministri.

Në lidhje me çështjen se, kur do të vendoset rend për problemin e diabetikëve, ministri tha se nuk mund të ndryshohen gjërat brenda natës.

“Nëse diabetikët kanë probleme gjashtë muaj për të cilën mua më vjen me të vërtetë keq, ka 15 vite probleme me përditësimin e listës pozitive. Me të vërtetë, për shtatë muaj, aq mundëm. Nuk do t’i ndryshojmë gjërat brenda natës”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.

Kujtomë që në vend kishte mungesë të terapive të cilat marrin personat e sëmurë me diabet. Më 10gusht ata shpërehen revoltën e tyre kundrejt Ministrisë së Shëndetësisë për injorimin që u bëhet për disa muaj.

Ndërkaq, Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë së Veriut i dorëzoi Avokatit të Popullit peticion dhe kërkesë për veprim urgjent.