Më 5 maj aktgjykimi për tre policët nga Koçani të pandehur për moskryerje të detyrës zyrtare dhe përfitim të dobisë pronësore

Me fjalët përmbyllëse sot para Gjykatës Themelore Penale Shkup është përmbyllur gjykimi kundër tre policëve të pandehur nga Koçani – Kire Bogatinov,m Goran Llazarov dhe Aleksandar Temellkov. Në fjalimin përmbyllës Prokuroria kërkoi aktgjykim për shkak të moskryerjes së detyrës zyrtare dhe përfitim të dobisë pronësore, ndërsa mbrojtja vlerësoi se aktakuza është e pabazë dhe kërkoi lirim të të pandehurve. Aktgjykimi, siç njoftoi gjykata, do të shqiptohet më 5 maj, raporton MIA.

Prokurorja publike Spasenka Andonova në deklaratë për mediat, pas seancës tha se edhe gjatë parashtrimit të propozimit të aktakuzës  Prokuroria ka diponuar me numër jo të mjaftueshëm të dëshmive materiale.

“Nga analiza e dëshmive dhe të gjitha dëshmive të parashtruara dalin lëshimet e të pandehurve si nëpunës të policisë, të cilët kanë kontribuar që të realizohet dobia pronësore për subjektin juridik, i cili nuk është theksuar fare në procesverbalet nga konrollet”, tha Andonova.

Ajo shtoi se të pandehurit nuk kanë vepruar konform me pjesët e aneks-planit, të cilët në mënyrë precize tregojnë se çfarë dokumetancioni duhte të sigurohet gjatë kontrollit akciz dhe kur duhet të legjitimohen në mënyrë adekuate.

Lidhur me të pandehurin e tretë, Temellkov, Andonova theksoi se ai si komandant ka pasur njohuri për atë se cili subjekt juridik e menaxhon objektin.

“Nga shkrimet e Ministrisë së Ekonomisë, të mblehdura që para kontrolleve aksionale, del qartë se me klubin “Puls” ka menaxhuar një subjekt tjetër juridik, ndërsa jo ai kundër të cilit është ngritur porocedurë penale”, theksoi prokurorja suke shprehur bindje se gjykata do të shqiptojë dënimin.

Zjarri në “Puls” shpërtheu më 16 mars 2025 gjatë një performance të grupit DNK dhe konsiderohet një nga tragjeditë më të rënda në historinë e re të vendit. Me seancën e sotme vazhdon procedura e provave me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, e cila përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë.

Për zjarrin në “Puls” janë të akuzuar 35 persona fizikë dhe tre persona juridikë. Ndër ta janë pronari i “Puls”, persona të afërt të tij, inspektorë të institucioneve shtetërore, ish-ministra dhe pjesëtarë të agjencisë që siguronte kabarenë dhe pronari i saj.

Në fillim të procesit gjyqësor, të gjithë u deklaruan se nuk ndihen fajtorë dhe kundërshtuan tezën se ekziston lidhje shkak-pasojë midis veprimeve të tyre dhe shkaktimit të zjarrit fatal.