Shtetasit e RMV-së dhe të huajt prej nesër do të mund të aplikojnë për çmimin shtetëror “11 Tetori”
Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “11 Tetori”, prej nesër e deri më 20 maj do të pranojë aplikime në lidhje me çmimin shtetëror. Fituesi i çmimit shpërblehet me 15 rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Çmimi shtetëror u ndahet individëve, grupeve krijuese, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve nga vendi. Çmimi shtetëror, sipas kushteve të përcaktuara në Konkurs, mund t’u ndahet edhe shtetasve të huaj, grupeve krijuese, ekipeve dhe institucioneve nga jashtë, me interes publik për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, raportoi Ministria e Kulturës.
Çmimi i ndahet aplikuesve që janë të njohur për veprimtarinë e tyre ne fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtari tjera në interes të Maqedonisë së Veriut. Ky çmim për herë të parë është dhënë në vitin 1959.