Mbi dhjetë sektorë në industrinë e Maqedonisë së Veriut kanë shënuar rënie të prodhimit

Në industrinë e Maqedonisë së Veriut kemi rënie të prodhimit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rënia u regjistrua në shumicën e sektorëve, transmeton Portalb.mk.

“Rënia në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rënies së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i pijeve, Prodhimi i produkteve të duhanit, Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i veshjeve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produktit themelor farmaceutik dhe përgatitjeve farmaceutike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, Prodhimi i pajisjeve elektrike,  Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve  të pa përmendura në vend tjetër dhe Prodhimi i automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkio”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin maj kemi rënie të prodhimi për 2 përqind në krahasim me majin e vitit të kaluar, ndërsa rritje kemi vetëm te prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës (12.8 përqind), prodhimi i produkteve minerale jometalike (44 përqind), prodhimi i produkteve kompjuterike, elektronike dhe optike (41.3 përqind), prodhimi i pajisjeve të tjera të transportit (4.4 përqind), prodhimi i mobilieve (16 përqind) dhe furnizimi me energji (6.1 përqind).