Mbi 7 milionë euro për realizimin e projekteve, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të aplikojnë

Ministria për Kulturës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që në kuadër të “Laboratorit kreativ inovativ” janë planifikuar 7 482 102 euro për realizmin e projekteve gjatë vitit 2024, transmeton Portalb.mk.

“Thirrja “Laboratori kreativ inovativ” është hapur në kuadër të Programit ndërsektorial në Evropën Kreative, ashtu që afati i fundit për propozim-projektet do të jetë deri më 25 prill të vitit 2024, në ora 17”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës.

Ministria sqaroi që qëllimi I kësaj Thirrje është të nxitet bashkëpunimi ndërmjet sektori audiovizuel dhe sektorëve tjerë kreative dhe të kulturës. Përmes kësaj Thirrje, planifikohet përmirësimi i konkurrencës, sidomos në tranzicionin ekologjik.

“Kjo Thirrje mbështet adaptimet e ofruara nga inteligjenca artificiale dhe bota artificiale”, deklarojnë nga Ministria, duke shtuar që aplikimi bëhet përmes formës elektornike.

Të drejtë aplikimi kanë subjektet juridike nga vendet që janë pjesë  e Evropës Kreative, duke mos anashkaluar edhe bashkëpunimin me partnerë tjerë.

“Buxheti I projektit nuk është I kufizuar, gjegjësisht granti i BE-së do të bazohet në buxhet, ku duhet të përfshihen krejt shpenzimet rreth projektit.