MASH: FShIIK do të ketë objektin e vet, nuk shohim zgjidhje të përhershme në idenë që t’i ndahen hapësirat e BZHA-së

Me dhënien eventuale të hapësirave në të cilat për momentin është e vendosur Byroja për Zhvillim të Arsimit (BZHA), Fakulteti i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FShIIK) do të fitonte objekt i cili nuk përmbush kushte për realizim të mësimit. Kjo është përgjigja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave (MASH) pas kumtesës së djeshme publike të FShIIK-së në të cilën fakulteti, duke kërkuar zgjidhje për problemin e hapësirave, Qeverinë e porositi të kryejë rilokim të BZHA-së, punëtorët e të cilit janë të vendosur në tre barakat e Kampusit teknik, njofton Portalb.mk.

Në qoftë se barakat i jepen FShIIK-së, Byroja do të mbetet ma hapësirën e vet, shtojnë nga MASH-i.

“Me dhënien eventuale të hapësirave në të cilat për momentin është vendosur Byroja për Zhvillim të Arsimit, FShIIK do të vendoset në objekt i cili nuk i përmbush kushtet të realizim të procesit mësimor-shkencor, ndërsa nga ana e BZHA-së si institucion i cili kryen punë profesionale me rëndësi për zhvillimin dhe avancimin e arsimit dhe edukimit në shtet do të mbetet pa kushte hapësinore për zhvillim të kompetencave ligjore. Kështu që, MASH-i nuk shikon zgjidhje të përhershme në idenë e iniciuar nga institucioni i arsimit të lartë”, thonë nga Ministria për Meta.mk.

Nga atje thonë se FShIIK do të ketë ndërtesë në mjedisin e kampusit shoqëror të UKM-it, por ndërtimi për momentin është stopuar. Objekti i cili duhej të jetë shtëpi e FShIIK-së filloi të ndërtohet para më shumë se tetë vite, por mbeti i pandërtuar, pasi në korrik të vitit 2019 firma realizuese “Beton-Shtip” shkoi në falimentim.

“FShIIK do të ketë objekt tërësisht të ri në mjedisin e kampusit të UKM-it. Siç është e njogur, ai objekt filloi të ndërothet, por procedura për momentin është stopuar, për shkak të falimentimit të realizuesit të punimeve ndërtimore. Informojmë se pas revizionit të projektit dhe vlerësimit të aktiviteteteve të kryera nga marrëveshja, do të zgjidhet realizues i ri i cili tërësisht do ta përfundojë objektin”, thonë nga MASH-i.

Nga FShIIK dje kumtuan se Drejtoria e fakultetit ka vendosur që të kërkojë nga Qeveria që në seancën e radhës që të marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm ose të përhershëm, pa kompensim, të objektit që ndodhet në kuadër të Kampusit Teknik-Teknologjik të UKM-së, në përputhje me kërkesën që institucioni tashmë e ka dërguar deri te Qeveri në maj të vitit të kaluar.

Gjithashtu, fakulteti kërkoi nga Qeveria që brenda tre muajve të obligojë Ministrinë e Arsimit që të sigurojë hapësirë ​​dhe të zhvendosë Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZhA), punonjësit e së cilës janë të vendosur në tre nga barakat e Kampusit Teknik. Dy prej këtyre barakave, thotë FShIIK, janë në pronësi të UKM-së dhe një është në pronësi të shtetit.

“Byroja nuk ka bazë ligjore për uzurpim të mëtutjeshëm të këtyre objekteve dhe për këtë arsye Fakulteti ka apeluar në Qeveri që t’i lirojë ato. Gjithashtu, Fakulteti kërkon që objekti i cili është në pronësi të shtetit t’i jepet në shfrytëzim të përkohshëm ose të përhershëm pa kompensim”, thuhet në kërkesën e FShIIK-ut.

Nëse Qeveria nuk sjell vendim pozitiv për këto kërkesa, fakulteti paralajmëron “masa më radikale” –  protesta dhe grevë.

Portalb.mk dhe Meta.mk tashmë kanë shkruar për problemin hapësinor të FShIIK-ut. Ndërtesa e paralajmëruar prej kohësh që duhet të marrë fakulteti dhe që filloi të ndërtohej në Kampusin Social të UKM-së, mbeti e papërfunduar. Shpresat se ndërtimi do të rifillonte u rritën vitin e kaluar, por u shuan përsëri kur kjo nuk ndodhi.

Buxheti për vitin 2024 nuk parashikon mjete për vazhdimin e ndërtimit të objektit të FShIIK-ut dhe fqinjit të tij – Fakultetit të Kulturës Fizike, Sportit dhe Shëndetësisë (FKFSSh).