Maqedonia e Veriut shpalosi listën e futbollistëve të ftuar, ndërsa biletat për publikun do të jenë në shitje prej të hënës

Në muajin qershor do të luhen dy ndeshje nga Maqedonia e Veriut në kuadër të ndeshjeve kualifikese për Kampionatin Evropian në futboll që do të mbahet në vitin 2024, transmeton Portalb.mk.

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut ka publikuar futbollistët e ftuar për ndeshjen kundër Ukrainës që do të luhet më 16 qershor dhe kundër Anglisë më 19 qershor. Ndeshja e parë do të luhet në Shkup, ndërsa e dyta në Mançester.

“Në përbërjen më të mirë të përfaqësueses së Maqedonisë, debutues është futbollisti i Sonderjyskes daneze, Sefer Emini”, njoftojnë nga Federata, duke publikuar listën e plotë:

Stole DIMITRIEVSKI, Damjan SHISHKOVSKI, Deni ILIEV, Igor ALEKSOVSKI; Visar MUSLIU, Gjoko ZAJKOV, Darko VELLKOVSKI, Stefan RISTOVSKI, Ezgjan ALIOSKI, Egzon BEJTULLAI, Nikolla SERAFIMOV, Vlladica BRDAREVSKI, Bojan DIMOSKI, Jovan MANEV; Enis BARDHI, Elif ELMAS, Arian ADEMI, Jani ATANASOV, Agon ELEZI, David BABUNSKI, Davor ZDRAVKOVSKI, Sefer EMINI; Aleksandar TRAJKOVSKI, Milan RISTOVSKI, Dorian BABUNSKI, Valon ETHEMI, Ilija NESTOROVSKI, Ljupçe DORIEV dhe Stefan ASHKOVSKI.

“Të hënën, më 5 qershor, do të fillon shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Ukrainë (16 qershor, 20:45) në Arenën Nacionale “Todor Proeski” në Shkup në kuadër të kualifikimeve për KE 2024”, sqarojnë nga Federata, duke saktësuar që çmimet do të jenë nga 300 deri 400 denarë.

Një person do të mund të blen më së shumti 4 bileta, ndërsa piakt e shitjes në stadium do të punojnë vetëm më 14, 15 dhe 16 qershor, duke filluar prej orës 10:00.