Nesër dhe pasnesër kufizime në komunikacionin e Shkupit

Komunikacioni i qytetit të Shkupit do të riorganizohet nesër dhe pasnesër si rezultat i kufizimeve që do të vendosen për shkak aktiviteteve në lidhje me festën fetare, transmeton Portalb.mk.

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka paralajmëruar regjim të veçantë të komunikacionit për qarkullimin e sigurt dhe pa ndërprerje të komunikacionit, sidomos në rrugët për te varrezat e Butelit, Gjorçe Petrovit dhe Kamnikit.

Në njoftimin e Policisë theksohet që nesër prej orës 06:00 komunikacioni për të varrezat në Butel do të jetë në një drejtim. Organizimi do të jetë i tillë që rruga për të varrezat do të jetë përmes rrugës “Butel”, “Aleksandar Urdarevski”, “Boca Ivanova”, ndërsa dalja përmes rrugës “Boca Ivanova”, te rrethi i rrugës “Butel”, për të vazhduar në rrugën “Kemal Sejfulla”.