Ja sesi Instagram rekomandon përmbajtjet që shihni

Përdoruesit e Instagram kanë hedhur hipoteza të ndryshëm për mënyrën sesi algoritmi i rrjetit social funksionon dhe rëndit përmbajtjet në platformë apo pse postimet e disa përdoruesve shfaqen më pak se të tjerëve, raporton PCW. Tashmë Instagram ka vendosur të shpjegojë sesi sistemi i saj i rekomandimit funksionon dhe pse shohim disa postime.

Në një postim në blog kompania shpjegon sistemin e saj të renditjes në kohështrirje, histori, apo faqen Explore. Janë disa pjesëza informacioni që Instagram përdor për të parashikuar atë çfarë përdoruesit duan të shohin apo të ndërveprojnë dhe nuk ekziston një algoritëm i vetëm që udhëheq rekomandimet.

Kompania thotë se shumica e të dhënave të përdorura për renditjen e përmbajtjeve vinë nga vetë përdoruesit.

Historitë përshembull rënditen sipas shikueshmërisë të një profili apo nëse përdoruesit ndërveprojnë me njëri-tjetrin përmes mesazheve apo duke pëlqyer një histori.

Instagram përpiqet të kuptojë marrëdhënien e përdoruesve me njëri-tjetrin nëse dikush është anëtar familje apo mik.

Rekomandimet e Reels përdorin të dhëna të ngjashme. Instagram thotë se algoritmi shikon se çfarë është pëlqyer, ruajtur apo shpërndarë për të vendosur çfarë do të shohë më tutje.

Platforma ju jep përdoruesve llojshmëri mënyrash me të cilat përdoruesit mund të kontrollojnë çfarë shohin. Meta ka prezantuar opsionet “show more” ose “show less” në Facebook si mënyrë që përdoruesit mund të reagojnë ndaj llojeve të ndryshme të përmbajtjes.

Përdoruesit e TikTok përshembull mund të mospëlqejnë videot ose të krijojnë një listë hashtagesh dhe fjalësh që nuk duan të shohin në kohështrirjen e tyre.

Nëse këto mjete funksionojnë ose jo, mbetet temë studimesh të cilat thonë se ndërhyrja e përdoruesit nuk ka fare ndikim në sistemin e rekomandimit.