Lënda e rastit “Puls” kaloi në Prokurorinë e Shkupit
Prokuroria Themelore Publike në Shkup tashmë është përgjegjëse për rastin gjyqësor rreth tragjedisë që ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan, transmeton Portalb.mk.
“Prokuroria Themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë Vendim që e përcakton Prokurorinë Themelore Publike në Shkup si prokurori kompetente aktuale dhe vendore në lëndën për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan”, njoftoi Prokuroria.
Prokuroria ka njoftuar edhe Gjykatën Themelore Penale në Shkup dhe Prokurorinë e Koçanit, që të dërgojnë materialet dhe dëshmitë në Prokurorinë Themelore Publikë në Shkup.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë më 6 korrik ka njoftuar se grupi i parë prej 45 personave të cilët ishin të lënduar në ngjarjen tragjike në Koçan, e ka përfunduar fazën e parë të rehabilitimit në pushimoren e MPB-së në Qendrën malore Ponikva.
Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 62 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.
- LEXO: Nuk do të ketë ndarje të aktakuzës për rastin në Koçan, paralajmëroi Kocevski
- LEXO: Nuk do të ketë ndarje të aktakuzës për rastin në Koçan, paralajmëroi Kocevski
- LEXO: 34 persona fizikë dhe tre personash juridikë janë akuzuar për zjarrin në Koçan, procedura për dy ish-ministra është ndërprerë
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 62 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj