Kuvendi i votoi ndryshimet ligjore: Do të lirohen produktet për higjienë menstruale
Pas dhjetë muajve, Kuvendi përfundimisht i votoi ndryshimet për Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar përmes së cilës planifikohet zbritja prej 18 % në 5 % për produktet e higjienës menstruale, ashtu që do të ulet çmimi i shitjes, transmeton Portalb.mk.
Këto ndryshimet në tatim, më 1 dhjetor i kishte paralajmëruar kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa Qeveria me propozim të Ministrisë së Financave, në korrik të këtij viti vendosi të përcakton çmimet tavan për shitjen e disa produkteve higjienike.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme i miratoi ligjet për tatimin e solidaritetit, plotësimet për ligjet e vlerës së shtuar dhe të tatimit të fitimit. Debati i përgjithshëm për këto zgjidhje ligjore kishte përfunduar në vazhdimet e mëparshme të mbledhjes së 120-të.
Ndryshe, sipas rezultateve të studimit për aksesin në higjienën menstruale në vend me titull “Drejtësia menstruale: vlerësimi i situatave të varfërisë menstruale dhe rekomandime për përmirësimin e politikave” nga “Tiiiit!” Inc dhe Reactor, 77 për qind e grave dhe vajzave të anketuara shpenzojnë nga 101 deri në 400 denarë në muaj për produkte menstruale, ose mesatarisht 265,54 denarë.
Prej aty për një vit femrat shpenzojnë 3186,48 denarë për produkte menstruale. Nëse periudha riprodhuese e gruas zgjat nga 12 deri në 52 vjet, mesatarisht shpenzohen 127.459,2 denarë për produkte menstruale.
Qeveria në seancën e djeshme përcaktoi tekstin e projektligjit për taksën e solidaritetit.
Ndryshe, në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike (FETI) është realizuar me sukses iniciativa për qasje falas deri te produktet menstruale në kuadër të fakultetit. Kjo iniciativë u ndërmor dhe plotësisht u realizua nga ana e Parlamentit Studentor (PSF) të FETI-t gjatë vitit të kaluar, me mbështetje teknike dhe financiare nga ana e asistentëve dhe dekanatit të fakultetit.