Gruevski është në komunikim të fshehtë me qeverinë, alarmoi Mickoski
Gruevski është në komunikim të fshehtë me qeverinë, pohon kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski për gazetën gjermane “Frankfurter altemajne cajtung”. Mickoski, siç transmeton Dojçe vele, thekson se “për të sjellë ndryshime kushtetuese, Qeveria përgatit marrëveshje të pista”.
Sipas Mickoskit, Qeveria beson se mund ta ndajë partinë opozitare, por, siç thekson, kjo nuk do të funksionojë.
“Kemi bërë gjithçka për perspektivën tonë evropiane. Por, por neve vazhdimisht na parashtrohen kërkesa të reja”, thotë Mickoski dhe thekson nëse nuk pranohet propozimi i tij për shtyrje të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, atëherë nuk do të ketë kurrfarë ndryshimesh të Kushtetutës.
Përsërit se nuk kanë asgjë kundër bullgarëve të përmenden në Preambulën e Kushtetutës sonë dhe pyet “kush na garanton se kjo është kërkesa e fundit nga bullgarët?”.
Sipas Mickoskit, kërkesat bullgare janë më ekstreme nga ato greke.
MIA kërkoi qëndrim nga VMRO-DPMNE-ja për pretendimet e Mickoskit, ndërsa nga atje na thanë se nuk kanë koment shtesë dhe se qëndrimet tashmë janë prezantuar për këtë gazetë.