Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi tre ligje në lidhje me tatimin
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme i miratoi ligjet për tatimin e solidaritetit, plotësimet për ligjet e vlerës së shtuar dhe të tatimit të fitimit, raporton MIA. Debati i përgjithshëm për këto zgjidhje ligjore kishte përfunduar në vazhdimet e mëparshme të mbledhjes së 120-të, raporton
Deputetët sot i kanë pranuar propozimet për zgjedhjen e Abdulmenaf Bexhetit, Marina Tërpevska dhe Gligor Bishev për anëtarë të rinj të Këshillit Fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe kanë miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për transportin ujor ndërkombëtar në liqenin e Ohrit. Është miratuar edhe propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, pas procedurës së shkurtuar, si dhe në shqyrtimin e parë të propozimit të ligjit për sistemin këshillimor për bujqësi dhe zhvillim rural dhe propozimi të vendimit për dhënien e lejes të Vendimit Statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kuvendi miratoi raportet financiare dhe vjetore të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022.
Deputetët sot filluan edhe me mbledhjen e 126-të plenare në të cilën e konfirmuan nevojën për miratimin me procedurë të shkurtër të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 dhe për mbrojtje shëndetësore.
Pas pranimit të rendit të ditës pas Mbledhjes së 126-të të Kuvendit, deputetët i pranuan leximet e dyta nga propozim ligjet për avokaturë, si dhe ndryshimet për material të farërave dhe të mbjellave për bimë bujqësore dhe për familje.
Të zgjedhurit e popullit me punën për mbledhjen e 126-të duhet të vazhdojnë pasdite pas pauzës.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 11 korrik ka mbajtur seancën e 166-të dhe 167-të, ku ndër të tjera u miratuan tekstet nga tri propozim-ligjet e Ministrisë së Financave.
“Qeveria, me propozim të Ministrisë së Financave, miratoi tekstin e tri propozim-ligjeve, dispozitat e të cilave janë në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian”, sqarojnë nga Qeveria, duke vlerësuar që këto ndryshime të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, e zvogëlojnë taksën për produktet.
Përmes ndryshimeve të tilla, mundësohet ulja e tatimit prej 18 % në 5 % për produktet menstruale, librat digjital; ndërkohë rritje prej 5 % në 10 % për produktet që bëjnë pjesë te konsumi për njerëz, por nuk janë bazike, ndërsa rritje të taksës për qarkullim dhe import nga 5 % në 18 % te peletat, shporetet dhe kaldajat.
Më 28 korrik, përfundoi shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, me procedurë të shkurtuar, në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për çështje evropiane. Seanca kishte vazhduar me debatin e ndryshimeve për Propozimin e ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatimin e fitimit, me procedurë të shkurtuar.