KShPK me aferë korruptive në këtë fundvit, keqpërdorime me blerjen e mazutit me qëllim rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme parashtroi një iniciativë deri te Prokuroria, Qeveria, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, Komisioni Rregullator për Energjetikë, Policia Financiare dhe DAP-i për shkak të dyshimeve serioze për bashkim monopolistik dhe armiqësor në tregun e mazutit në vend, me qëllim të shkaktimit të rritjes së çmimit të të njëjtit dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike në dëm të bizneseve vendore, qytetarëve dhe interesit publik të shtetit, transmeton Portalb.mk.

Komisioni, pas thuajse një viti punë në rastin e lidhur me Sh.A. ESM Shkup, ka konstatuar gjendje nga të cilat rrjedhin dyshime për punë të pandërgjegjshme, shfrytëzim dhe keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare nga ana e personave zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, një drejtori të mëparshëm të ESM-së dhe anëtarëve të komisionit për zbatimin e prokurimit të mazutit për nevojat e ESM-së / Sh.A. TCE Negotinë.

Kështu, Sh.A. ESM Shkup për nevojat e Sh.A.  TCE Negotinë, me qëllim të restartimit të këtij subjekti për prodhimin e energjisë elektrikë është dashur të prokurojë mazut për 212 milionë euro. Prokurimin është dashur ta kryejë firma “RKM SHPK SHKUP”, ndërsa është dashur të prokuroheni rreth 195 mijë tonë mazut.

Gjatë bisedimeve me personat kompetentë dhe gjatë shqyrtimit të dokumentave, është konstatuar se në dokumentacionin e tenderit të Sh.A.  ESM Shkup, nuk është kërkuar që operatorët ekonomikë ta dëshmojnë kapacitetin teknik për furnizim të mazutit dhe gjithashtu janë shkelur edhe planet financiare për prokurime publike të ESM-së.

Në kontratën e parë për prokurim të mazutit me RKM-në, sipas antikorrupsionit, është lidhur një aneks pa u verifikuar sasia e nevojshme dhe pa u verifikuar kushtet çmimore dhe teknike të furnizimit, me çka është mundësuar që për të njëjtën sasi të furnizohet mazut me çmim më të lartë.

Nga ana tjetër, në kontratën e dytë për prokurim të mazutit me RKM-në, e cila edhe pse ka qenë me afat të kaluar dhe pa fuqi juridike, është nënshkruar aneks me qëllim që të paguhen mjete plotësuese, pa u shënuar furnizimi i sasisë plotësuese të mazutit.

Sipas dokumentacionit kontabël të Sh.A.  TCE Negotinë mazuti i furnizuar nga të dy kontratat ka qenë me sasi më të vogël nga ajo që është shënuar si e dorëzuar.

Më tej, kjo firmë ka treguar më pak të hyra në bilancet në krahasim me marrëveshjet për furnizimin e mazutit.

“Maqedonia nuk ka depo akcize për import të mazutit e prandaj dërgesat janë kryer nëpërmjet cisternave me kamionë dhe auto cisternave. Sh.A. TCE Negotinë nuk e ka ndjekur realizimin e marrëveshjeve për furnizim me mazut nga ana e RKM-së sepse nuk është palë nënshkruese e këtyre marrëveshjeve. Në marrëveshjet për furnizim me mazut janë paraparë penale minimale ndëshkuese për mosrrespektim të marrëveshjeve për furnizim me mazut”, thonë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas kësaj, janë konstatuar gjendje që hedhin dyshime për tregti nëpërmjet informatave nga brenda në tregun energjetik, për evazion fiskal dhe erodim të të ashtuquajturit tatim solidar fitimi nga ana e RKM SHPK Shkup.

Dyshimet bëjnë me dije edhe për bashkim monopolistik dhe armiqësor në tregun e mazutit në RMV, me qëllim të shkaktim të çmimit të tij, e me këtë edhe dëmtim të tregut të mazutit në vend dhe rritje të energjisë elektrike.