Vrasje e dyfishtë pasditen e sotme në Çellopek të Tetovës

Pasditen e sotme ka ndodhur vrasje e dyfishtë në fshatin Çellopek të Tetovës, sulmuesi po ashtu nga Çellopeku është lënduar dhe është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Spitali i Tetovës është nën siguri të madhe policore, ndërsa SPB e Tetovës po kryen hetime në vendin e aksidentit.

“Është arrestuar një person 60-vjeçar me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një raportimi rreth orës 14:10 se ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe ka plagosur njërin prej tyre”, thanë nga SPB-Tetovë për TV21.

I plagosur ka mbetur edhe i dyshuari për vrasjet, me shumë gjasa nga arma e zjarrit.

Më shumë detaje rreth ngjarjes do të bëhen të ditura më vonë.

Sipas informacioneve jozyrtare, i dyshuari dhe i lënduari tjetër janë në gjendje të rëndë shëndetësore.