Kovaçevski uroi Erdoganin: Vazhdojmë të zhvillojmë miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski uroi Rexhep Tajip Erdogan për mandatin e ri presidencial, transmeton Portalb.mk.

“Miqësinë e madhe dhe tradicionale mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë vazhdojmë ta zhvillojmë  në plan ekonomik dypalësh dhe në kuadër të partneritetit të NATO-s. Para nesh janë sfidat në nivel global dhe kam besim se, si edhe deri më tani, do të punojmë së bashku dhe me një përkushtim edhe më të madh për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe Evropës dhe paqen në botë”, ka shkruar Kovaçevski në një postim në Facebook.

Presidenti aktual turk Rexhep Tajip Erdogan fitoi dje raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe është rizgjedhur President i Republikës së Turqisë për pesë vitet e ardhshme.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Ahmet Yener, bëri të ditur se Erdogan u zgjodh president me 52.1 për qind të numrit të përgjithshëm të votave të përpunuara. Kundërshtari i tij opozitar, Kemal Kilicdaroglu, nga ana tjetër, fitoi 47.8 për qind me pothuajse të gjitha votat e numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Sipas rezultateve paraprake, Erdogan mundi Kilicdaroglu me rreth 2.2 milionë vota.

Fitorja e Erdoganit është festuar mbrëmë në Shkup.

Të organizuar nga automjete dhe flamuj turq, anëtarët e komunitetit turk në vend lëvizën nëpër zonën qendrore të qytetit, duke festuar rizgjedhjen e presidentit aktual turk.