Këto fjalë janë gjëja më e keqe që një prind mund t’ia thotë fëmijës së tij

Çdo fëmijë ndonjëherë është në ankth. Por kur kjo ndodh, ekziston një frazë e zakonshme me dy fjalë që nuk duhet ta thoni kurrë: “qetësohu”. Kështu thotë Rejçell Romer, bashkëthemeluese e kompanisë për mbështetje dhe arsimim, si dhe nënë e dy fëmijëve, transmeton Panacea.

„Qetësia mësohet më së miri përmes demonstrimit, e cila është shumë e rëndësishme veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët. T’i thuash një fëmije të qetësohet kur është i shqetësuar është gjëja më e keqe që mund të bësh”-thotë ajo.

Psikologët Brene Brovn dhe Varton Adam pajtohen me të. Fjalët “qetësohu” nuk vërtetojnë emocionet e fëmijës, as e ndihmojnë atë të kuptojë ndjenjat e tij, madje mund të duket si nënçmuese.

“Alison Vud Bruks botoi një punim në vitin 2014 ku zbuloi se 80 për qind e njerëzve u thoshin fëmijëve dhe adoleshentëve të mërzitur të qetësoheshin. Kjo është kundër produktive, sepse ne e dimë se ankthi është një emocion intensiv që nuk largohet thjesht”, shpjegon Grant.

Treshja rekomandoi dy ushtrime për t’i ndihmuar fëmijët të menaxhojnë më mirë emocionet e tyre. E para përfshin një ushtrim të përbashkët të frymëmarrjes, i cili lejon fëmijën të relaksohet. E dyta është të riformuloni ankthin ose shqetësimin.

„Vud Bruks zbulon, se në vend që të qetësohet, do të ishte më mirë të përshkruanim ankthin si shqetësim dhe të themi se emocioni që po përjetojmë është i pasigurt dhe se është e mundur që diçka e keqe të ndodhë, por është gjithashtu e mundur që të ndodhë diçka e mire”- sqaron më tej Grant.

Prindërit mund të bëjnë një ushtrim të ngjashëm me fëmijët e tyre dhe përmes bisedës të zëvendësojnë shprehjen “qetësohu” me “E di që je i emocionuar, por…”

“Këto janë dy mënyra për t’i ndihmuar që fëmijët të jenë më të lumtur dhe për t’i ndihmuar ata të qetësojnë emocionet e forta,”- përfundon Grant.