Kongresi Amerikan kufizon përdorimin e ChatGPT

Kongresi Amerikan raportohet se ka vendosur të kufizojë përdorimin e ChatGPT dhe mjeteve të ngjashme të AI gjeneruese. Axios pretendon se ka një memo nga shefja e Dhomës së Përfaqësuesve Chatherine Szpindor ku kërkohet kufizimi i përdorimit të ChatGPT dhe mjeteve të ngjashme AI, transmeton PCWorld.al.

Stafi do të lejohet të përdorë vetëm shërbimin me pagesë ChatGPT Plus i cili ka kontrolle të më ashpra privatësie dhe ta përdorin vetëm për hulumtim dhe vlerësim thotë Szpindor.

Ata nuk mund ta përdorin teknologjisë si pjesë e punës së tyre të përditshme.

Zyrat e Dhomës së Përfaqësuesve mund të përdorin robotin me inteligjencë artificiale me të dhëna publike vetëm duke përdorur shërbimin Plus.

Funksionalitetet e privatësisë duhet të aktivizohen manualisht për të parandaluar ndërveprimet dhe dorëzimin e të dhënave tek modeli AI. Shërbimi pa pagesë i ChatGPT nuk lejohet e as një model tjetër gjuhësor.

Politika e Dhomës mund të mos përballet me konkurrencë. Të dy anët e Kongresit po përpiqen të rregullojnë inteligjencën artificiale.