Këshilli Gjyqësor përsëri mund të llogaritë në ndihmën e Holandës, premtoi ambasadori holandez pasi Dameva u kthye përsëri

Ambasada e Holandës në Shkup sot ka njoftuar që Ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kop ka pasur takim me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Damevën, raporton SlobodenPecat, transmeton Portalb.mk.

“Ambasadori Dirk Jan Kop sot u takua me Vesna Damevën, kryetaren e Këshillit Gjyqësor. Ambasadori Kop është i kënaqur që Këshilli Gjyqësor përsëri është subjekt juridik. Tash është shumë e rëndësishme dhe urgjente të fillojë me kthimin e besimit të qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare në Këshillin Gjyqësor”, u publikua në faqen e fejsbukit të Ambasadës.

U theksua që Dameva ka dhënë një pasqyrë si në mënyrë transparente do të zbaton rekomandimet e misionit vlerësues të Bashkimit Evropian.

“Holanda tash fuqishëm do të mendon për rifillimin e projektit me Këshillin Gjyqësor që ishte sanksionuar në maj të vitit të kaluar”, sqarohet në fejsbukin e Ambasadës së Holandës.

Vesna Dameva ishte kthyer në krye të Këshillit Gjyqësor më 4 janar, pasi Gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar që nuk janë sqaruar arsyet e shkarkimit të saj. Në të kaluarën, kritika nga Këshillit kishte paraqitur edhe ambasadori holandez Kop, ndërsa Ambasada e SHBA-ve kishte vlerësuar që ky Këshill nuk ka arritur komplet të plotëson detyrimet ligjore.

Ndryshe, Ambasadori Dirk Jan Kop më 10 janar u takua me liderin e BDI-së Ali Ahmeti për të përcjellë mesazhin se pas rënies së vazhdueshme dyvjeçare të Sundimit të Ligjit, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik.

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut me 3 janar ktheu në pozitën e kryetares Vesna Dameva, e cila u shkarkua më 26 prill me vetëm shtatë vota pro, pas çka Këshilli Gjyqësor pati dy përpjekje të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e ri. Këshilli Gjyqësor më 4 maj, në seancën pas orarit të punës, të cilin e njoftoi në ueb-faqen e tij pak para fillimit, me tetë vota për kryetar të ri zgjodhi Sashko Georgiev.

Para kësaj, këshilli mbajti dy seanca të fshehta, në të parën votoi tërheqjen e vendimit fillestar për shkarkimin e Damevës dhe më pas, ka votuar mosbesimin dhe e ka shkarkuar. Vendimet për mbajtjen e seancave të mbyllura nga Këshilli Gjyqësor u arsyetuan me një dispozitë të ligjit që parashikon se publiku mund të përjashtohet për të mbrojtur reputacionin dhe integritetin e gjyqtarit ose kandidatit për gjyqtar.