Këshilli Gjyqësor e riktheu në pozitën e kryetares Vesna Damevën, shkarkoi Sashko Georgievin
Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme në të cilën e ka konstatuar dorëheqjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev dhe ka vepruar sipas vendimit të Gjykatës Administrative, gjegjësisht në pozitën e kryetarit e ka vendosur, kryetaren e shkarkuar, Vesna Dameva, njofton Portalb.mk.
“Që në fillim kisha mëdyshje të madhe nëse do ta pranoj këtë pozitë. E dini, atëherë kemi pasur marrëdhënie të rrënuara ndërnjerëzore mes vete, ndërkaq unë thash se do ta pranoj sfidën nëse bashkë me përkushtim punojmë. Ishim të ekspozuar dhe ende mendoj se jemi të ekspozuar në kritika për punën e Këshillit Gjyqësor, në shtator kishim ekspertë nga BE të cilët kryerën mision vlerësues dhe u detektuan gjendjet, gjegjësisht rekomandime, ndërkaq një pjesë e madhe e tyre janë detektuar edhe në ligje”, tha Georgiev.
Ai shtoi se Këshilli Gjyqësor e ka marrë aktgjykimin e Gjykatës Administrative dhe ka theksuar se me këtë vendim, shfuqizohet shkarkimi i ish kryetares, dhe nuk vihet në pikëpyetje emërimi i tij dhe puna si kryetar.
Pas rikthimit në pozitë, Dameva tha se beson që aktgjykimi i Gjykatës Administrative është hapi i parë drejt, shpresës se drejtësia është e arritshme. Ajo theksoi që pret me rikthimin e saj, të rikthehet edhe besueshmëria e qytetarëve në gjyqësor.
“Puna jonë dhe të gjitha angazhimet do të mbeten deklarative nëse drejtësia nuk është e dukshme. Unë jam për të vërtetën, pavarësisht se kush e thotë. Unë jam për drejtësi, pa dallim për kë është”, tha Dameva.
Dameva e fitoi mosmarrëveshjen në Gjykatën Administrative, pasi ngriti padi pas shkarkimit të saj kontrovers, i cili shkaktoi nortek reagimesh si në opinionin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Ajo të premten tha se vendimin e Gjykatës Administrative e ka mësuar nga mediat dhe se do të presë që t’i dorëzohet, para se të paragjykojë diçka. – vendimi anulohet, thotë ajo, do të thotë se Këshillit Gjyqësor në një seancë do t’i mbetet vetëm të konstatojë pavlefshmërinë e vendimit për shpalljen e pasardhës të saj Sashko Georgiev, i cili shprehimisht në një seancë të mbajtur jashtë orarit të punës u zgjodh si kryetar i ri në Këshillin Gjyqësor në maj të këtij viti.
Procedimi ndaj Damevës u hap në maj, kur para Këshillit Gjyqësor do të fillonte procedura për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarit të apelit Enver Bexheti për shkak se Bexheti e mbajti në sirtar lëndën e përgjimit masiv “Fortesa Target” për 9 muaj, gjë që mundësoi rastin kundër ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijalkov t’i afrohet vjetërsimit.
Dameva më pas akuzoi se procedura ndaj saj ishte e motivuar politikisht dhe e paligjshme. Vëzhguesit joqeveritar kanë vlerësuar se Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar Damevën përmes një procedure të paparaparë me ligj dhe ky rast është gjetur edhe në Raportin e Komisionit Evropian. BE-ja dërgoi gjithashtu një Mision Vlerësimi, i cili së fundi përfundoi një raport me 40 rekomandime për reformimin e Këshillit Gjyqësor.
Po ashtu, në qershor, dorëheqje të parevokueshme nga pozitat e tyre paraqitën edhe gjyqtarët që votuan kundër shkarkimit të Damevës – Mirjana Radevska-Stefkova nga Gjykata Supreme dhe Zoran Gerasimoski, gjyqtar nga Gjykata e Apelit në Shkup.
Ligji për Këshillin Gjyqësor do t’i nënshtrohet edhe rishikimit dhe ndryshimeve, por për momentin nuk parasheh shkarkimin e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, por vetëm shkarkimin e një anëtari.
Nga aty, nëse Dameva ulet sërish në pozitën udhëheqëse të këtij institucioni dhe anëtarët vazhdojnë të insistojnë për shkarkimin e saj, të njëjtën gjë do të duhet ta bëjnë përmes procedurës së duhur dhe ta shkarkojnë atë nga anëtarësia e Këshillit, me këtë edhe nga kryetarja e Këshillit.
Dameva u shkarkua më 26 prill me vetëm shtatë vota pro, pas çka Këshilli Gjyqësor pati dy përpjekje të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e ri.
Këshilli Gjyqësor më 4 maj, në seancën pas orarit të punës, të cilin e njoftoi në ueb-faqen e tij pak para fillimit, me tetë vota për kryetar të ri zgjodhi Sashko Georgiev.
Megjithatë, para kësaj, këshilli mbajti dy seanca të fshehta – në orën 13:30 dhe në orën 14:00. Në të parën votoi tërheqjen e vendimit fillestar për shkarkimin e Damevës. Më pas, i dyti me nëntë vota ka votuar mosbesimin dhe e ka shkarkuar. Vendimet për mbajtjen e seancave të mbyllura nga Këshilli Gjyqësor u arsyetuan me një dispozitë të ligjit që parashikon se publiku mund të përjashtohet për të mbrojtur reputacionin dhe integritetin e gjyqtarit ose kandidatit për gjyqtar. Mirëpo në dy seancat e djeshme me dyer të mbyllura nuk është diskutuar fare për gjyqtar apo kandidat për gjyqtar.
- LEXO: Këshilli Gjyqësor: Të gatshëm ta rikthejmë Damevën nëse urdhëron Gjykata, por ende s’kemi marrë vendim
- LEXO: Ish kryetarja Dameva e paditi Këshillin Gjyqësor: Nëse nuk reagon gjyqësori, do t’i tregoj me emër ata që kanë ndikuar politikisht
- LEXO: U shkarkua kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva