Këshilli Gjyqësor nuk e shkarkoi kryetaren e Supremes Besa Ademi

Me 7 vota “për” dhe 4 “kundër”, në seancën e sotme, Këshilli Gjyqësor e ndërpreu procedurën për konstatimin e përgjegjësisë kundër kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, njofton Portalb.mk.

Anëtari Milazim Mustafa, i cili nuk mori pjesë në seancë pasi që ishte dorëzues, kërkoi që Ademi të shkarkohet pasi që në vazhdimësi për 21 seanca me radhë nuk ka ardhur në seanca, edhe pse është anëtar sipas funksionit, por pa të drejtë vote. Me mungesën e saj, ka lëshuar që të japë kontributin e saj në funksion të Këshillit Gjyqësor, të sigurojë pavarësi të gjyqësorit.

Arsyeja e dytë, të cilën Mustafa kërkoi shkarkim ishte që Ademi në fillim të dhjetorit vjet nuk i është përgjigjur thirrjes së kryetarit të atëhershëm të Këshillit Gjyqësor Sashko Georgiev që të vijë në takim në Këshill, në lidhje me intervistën e saj në SDK.mk, me të cilën thekson se gjykatësve suprem u kryhet trysni politike me qëllim që të rikthehet abolimi i ish presidentit Gjorge Ivanov.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, me orë të tëra diskutuan në lidhje me iniciativën. Pjesa më e madhe e anëtarëve ishin të qëndrimit se procedura duhet të ndërpritet, derisa disa të tjerë nuk u pajtuan.

Anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Antoneta Dimovska, hapur foli për gjendjet në gjyqësor dhe u deklarua kundër shkarkimit të kryetares së Supremes.

“Në sqarim thuhet se ajo ka pamundësuar që Këshilli Gjyqësor t’i shqyrtojë trysnitë. Trysnitë politike janë shumë problem i madh. Unë nuk mund të them nëse dikush më ka bërë trysni, por perceptimi im si qytetar dhe gjykatës është i tillë – se ekziston. Ta dëshmoj – nuk mundem. Kur dikush do të bëjë trysni mua, do të them se ai – ai më ka kryer trysni. Çështja është [farë bëjmë ne? Ja kryetarja tha se i ka rezistuar trysnisë dhe [farë bëjmë ne? I ftojmë gjykatësit? Çfarë bëjmë ne si Këshill Gjyqësor që ta shqyrtojmë rastin? Këshilli Gjyqësor nuk ka ndërmarrë asgjë. Vendosëm të heshtim”, tha Dimovska.

Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Ivica Nikollovski tha se është mirë që kryetarja të merrte pjesë në seanca dhe është e mirëseardhur, por me mosardhjen e saj nuk është shkelur ligji.

“Mosardhja e saj është pasojë e situatës momentale që ndodhet Këshilli Gjyqësor. Dhe në misionin vlerësues të BE-së thuhet se nuk ekziston shkelje e ligjit nëse kryetari i Gjykatës Supreme nuk merr pjesë ne seanca. Ajo ka theksuar se ka trysni dhe ne sot bisedojmë se ka trysni. Nëse kemi për qëllim që realisht të luftojmë kundër këtyre problemeve të cilat e shkatërrojnë mundin e ndershëm të [do gjykatësi, hajde të luftojmë, bashkë të gjithë ta pranojmë obligimin”, tha Nikollovski duke propozuar që të ndërpritet procedura.

Meri Radeva, anëtare e Këshillit Gjyqësor tha se ak pasur raste kur edhe anëtarë tjerë të Këshillit nuk kanë ardhur në seanca, dhe i kanë thirru në telefon nëse do të vijnë ose jo.

“Nuk them se është e arsyeshme të mos vijë. Por, edhe anëtarë të tjerë nuk kanë ardhur, kështu që i kemi thirrur që të vijnë – kanë pasur kokëdhimbje, fëmijën e kanë ruajtur, nipin e kanë ruajtur… A kryetarja e Gjykatës Supreme e cila është anëtare sipas funksionit, është në punë gjatë asaj kohe. Nuk them se nuk duhet të ketë bashkëpunim, turp është të mos ketë, por nuk mund të kemi standarde të dyfishta”, tha Radeva.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Damevsa, tha se mosardhja e kryetares Ademi në seancat e Këshillit, nuk e ka penguar punën.

“Edhe pse nuk ka qenë fizikisht, mungesa e prezencës së saj nuk ka shkaktuar anulim të seancës. Aty ku ka qenë e domosdoshme aty ka ardhur. Nuk ka pasoja dëmtuese, nuk është prishur puna e Këshillit Gjyqësor”, tha Dameva.

Ajo ishte kategorike se nuk mund t’i ngarkojë dikujt ndonjë vepër që nuk e ka kryer, veçanërisht kryetarit të gjykatës më të lartë në vend. Sipas saj, emocionet patjetër duhet të lihen me një anë dhe se obligim i Këshillit Gjyqësor dhe Gjykatës Supreme është që të bashkëpunojnë dhe patjetër bashkë institucionalisht të luftojnë.

Paraprakisht shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir tha se shpreson se anëtarët e këshillit Gjyqësor do të hapin faqe të re dhe do të përpiqen që t’i zbatojnë rekomnadimet e misionit vlerësues të Komisionit Evropian.

“Pas vendimit të Gjykatës Administrative, tregova interesim që të takohem me kryetaren e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva. Siç mund të hetoni, unë nuk u takova me paraardhësin e saj, me [ka e treguam shqetësimin tonë me mënyrën se si u shkarkua, por edhe me mënyrën se si u zgjodh kryetari i atëhershëm. Arsyeja e këtij takimi me Damevën ishte që të diskutojmë për gjendjet në Këshillin Gjyqësor, por edhe në lidhje me rekomandimet e misionit vlerësues të Komisionit Evropian dhe masat të cilat do të ndërmerren nga ana e Këshillit”, tha Gir.

Sipas tij, takimi ka qenë produktiv.

“Shpresoj që të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor do të hapin faqe të re dhe do të përpiqen t’i zbatojnë rekomandimet e misionit vlerësues të Komisionit Evropian për kompetencat që i kanë ata”, tha Gir.

Kujtojmë se iniciativën për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme e ka iniciuar anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa, Pas intervistës së saj për portalin SDK.mk ku Ademi foli hapur për presionet politike ndaj institucionit të të cilit është personi i parë, me qëllim të ringjalljes së “amnistisë” së presidentit Gjorge Ivanov dhe kalkulimeve politike për të shpëtuar ish-kryeministrin në arrati, Nikolla Gruevski. Ajo gjithashtu theksoi se gjykata që ajo drejton përballet me presione politike dhe kërcënime për shkarkim të gjyqtarëve suprem.

“Argumenti” tjetër mbi të cilin u mbështet mocioni për shkarkimin e Ademit ishte mungesa e Ademit në seancat e Këshillit Gjyqësor. Ndryshe, kryetarja e Gjykatës Supreme, si dhe ministri i Drejtësisë, janë dy të vetmit që janë anëtarë të Këshillit Gjyqësor sipas detyrës zyrtare dhe nuk kanë të drejtë vote në vendimmarrje.

Iniciativa për shkarkim, thuhet se bazohet në faktin se kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, me mospjesëmarrjen në seancat e Këshillit Gjyqësor, ka treguar mungesë kulture profesionale dhe juridike në veprim dhe respektim të institucioneve brenda sistemit të drejtësisë.

Kërkuesi Milazim Mustafa tha se sipas Ligjit Penal ekzistonte një përgjegjësi e mundshme penale e dënueshme me burgim, përkatësisht se “pretendimet për presion ishin pengim i drejtësisë”.