Këshilli Gjyqësor e pranoi kërkesën e Besa Ademit që seanca ku do të vendoset për iniciativën për shkarkimin e saj të jetë publike

Me tetë vota “për” dhe asnjë “kundër”, Këshilli Gjyqësor pasditen e sotme miratoi vendim me të cilin jepet pajtueshmëri që gjithë procedura në lidhje me iniciativën për përcaktimin e përgjegjësisë dhe shkarkim të kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, të jetë publike. Për iniciativën për shkarkim të saj, siç publikoi së fundmi TV Telma, Këshilli Gjyqësor do të diskutojë më 29 dhjetori, transmeton Portalb.mk.

Iniciativën për shkarkimin e Ademit është përfolur intensivisht kohën e fundit në opinion, por në opinion nuk as konfirmim as përgënjeshtrim për (mos)ekzistencën e saj.

Emri i Ademit nuk është përmendur as në seancën e sotme në të cilën këshilli vendosi për prezencë të opinionit në procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë së saj, ndërsa u përmend vetëm se, Këshilli Gjyqësor ka pranuar dje “kërkesë nga ana e gjykatëses apo kryetares së gjykatës që e gjithë procedura e përgjegjësisë të jetë publike”. Edhe vet kryetarja e Supremes paralajmëroi se do të kërkojë seancë publike për iniciaitivën për shkarkimin eventual të saj.

Ndryshe, procedura për përcaktimin e përgjegjësisë për gjykatës apo kryetar të gjykatës, e cila është e rregulluar me nenin 61 tq ligjit për Këshill Gjyqësor, është e karakterit konfidencial dhe zhvillohet pa prezencë të opinionit.

Megjithatë, ligji parasheh edhe mundësi që procedura të jetë publike, nëse ajo vjen me kërkesë të gjykatësit apo kryetarit të gjykatës për të cilin ka iniciativë për përcaktimin e përgjegjësisë, që duhet të miratohet nga Këshilli Gjyqësor.

Iniciativa për shkarkimin e Ademit, vjen pasi kjo e fundit në një intervistë të dhënë,  ka kërkuar përgjegjësi nga gjyqtarët, ka raportuar presione nga zyrtarët dhe rrezik e kërcënime për shkarkim të gjyqtarëve suprem.

Kritikat e këtilla erdhën pasi, Këshilli Gjyqësor në vend që ta shkarkojë për paligjshmëritë e konstatuara gjyqtarin e Apelit Enver Bexheti, i cili për 9 muaj pa arsye mbajti lëndën e Sasho Mijalkovit për përgjime masive, e gjobiti vetëm me 20 për qind të pagës, e cila tani është 78 për qind më e lartë.

Jozyrtarisht, iniciativën e ka dorëzuar deputeti Milazim Mustafa, i cili nuk është gjyqtar, por është zgjedhur në Kuvend nga shumica aktuale e LSDM-së dhe BDI-së.