Babai i Vanjës: S’ka rëndësi se ku do ta pres zgjidhjen e rastit, do të marr vendim nëse do t’i bashkohem vajzës së madhe

Në seancën e sotme publike të Gjykatës Supreme lidhur me ankesën për vazhdimin e masës së paraburgimit për Aleksandar Gjorçevskin, babai i 14-vjeçares Vanja, tha se për të nuk ka rëndësi se ku do ta gjejë zgjidhja e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Për momentin jam në dy botë. Një fëmijë është këtu, tjetrin ma kanë marrë. Nuk më intereson se ku do ta pres këtë aktvendim. Kur të merret vendimi, unë do të marr një vendim personal nëse do t’i bashkohem vajzës së madhe,” tha ai.

Ankesa në Gjykatën Supreme pasi pasi Apeli i Shkupit paraprakisht e refuzoi si të pabazuar kërkesën për heqjen e paraburgimit të babait të Vanjës dhe konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale, e cila ia zgjati paraburgimin edhe për 30 ditë.

Prokurorja Natalija Tasevska është kundër lirimit të babait të Vanjës nga paraburgimi.

Avokati Vladimir Tufegxhiq, përfaqësuesi ligjor i Aleksandar Gjorçevskit kërkon heqjen e paraburgimit për shkak se siç thotë ai nuk ka argument të bazuar për paraburgimin.

“Besoj që nga dita e parë që Aleksandri nuk është fajtor dhe se e gjithë kjo që po ndodh është një gabim i madh. Besoj se Gjykata Supreme dhe gjyqtarët do të kenë një qasje të ndryshme ndaj këtij të dyshuari nga gjykatat më të ulëta dhe do të shqyrtojnë me kujdes argumentet që shkojnë ekskluzivisht në favor të të dyshuarit”, tha Tufegxhiq.

Dje i është hequr masa e paraburgimi Stefan Dimovskit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në arratisjen e Ljupço Palevski-Palço. Vendimin për lirimin e tij nga qendra e paraburgimit në Shutkë e ka marrë gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale – Shkup.

Kujtojmë se Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe rasti bëri bujë të madhe në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur dezinformata dhe një sërë spekulimesh. Më 3 dhjetor u gjet trupi i saj i pajetë, gjithashtu, i pajetë u gjet edhe trupi i 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Dy të vrarët nuk kishin ndonjë lidhje me njëri-tjetrin, por për rrëmbimin e Vanjës u përdor vetura e Zhezhovskit.  Në po të njëjtën ditë kur u gjetën dy trupat, u caktua paraburgim për tre të dyshuaritVllatko Keshishov, Velibor Manevski dhe Bore Videvski. I dyshuar për përfshirje është dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, për të cilin po ashtu u caktua paraburgim. Megjithatë i dyshuari kryesor për organizim dhe kryerësi të vrasjes, është Ljupço Palevski, i cili fillimisht u arratis, por me 5 dhjetor u arrestua në Turqi dhe iu caktua paraburgim ekstraduesProcedura e ekstradimit të Palevskit mund të zgjasë me muaj për shkak se Turqia mund të kërkojë dokumentacion shtesë. Në ndërkohë, pritet që Prokuroria të dalë me të dhëna shtesë për rastet, motivi i së cilave ende mbetet “përfitim financiar”.