RMV, një pjesë e produkteve ushqimore do të shiten me çmime të ngrira deri në fund të janarit

Në vend që deri më 31 dhjetor, një pjesë e produkteve ushqimore, si dhe pijet joalkoolike dhe birra do të shiten me “çmime të garantuara” të ngrira deri në fund të janarit të vitit 2024. Vendimi për vazhdimin e masës është miratuar në seancën e stome qeveritare me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, transmeton Portalb.mk.

Vendimi për vazhdimin e masës për kufizim të çmimeve të një pjese të prokuteve ushqimore, siç theksohet në kumtesën e Qeverisë, është në interes të konsumatorëve për shkak të festave të fundvitit.

Masa “çmimi i garantuar” u miratua në shator të këtij viti, ndërsa vlen për më shumë kategori të produkteve ushqimore që shiten me çmime për 10 përqind më të ulët nga ato që i kanë pasur produktet më 1 gusht të këtij vit.

Përskaj produkteve ushqimore, me çmim të kufizuar deri më 31 janar do të shiten edhe uji mineral dhe uji pa gazë, lloje të caktuara të pijeve të gazuara dhe pa gazë.