Inter Miami nuk mjaftohet, kërkon edhe 2 ish-lojtarë të Barcelonës

Pas transferimit të Lionel Messi te skuadra amerikane e Inter Miami, këta të fundit duket se janë duke përgatitur një ekip “ëndrrash” për sezonin e ardhshëm të MLS, teksa kërkojnë të afrojnë dhe 3 lojtarë të tjerë, të cilët kanë vendosur të heqin dorë nga futbolli në Evropë, raporton ABC.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, “pleshti” nuk do të jetë i vetmi transferim “gjigand” i Inter Miami, me këta të fundit që kërkojnë gjithashtu dhe 3 lojtarë të tjerë, Luis Suarez, Sergio Busquets e Angel Di Maria.

Përsa i përket ish-“bomberit” të Barcelona, Luis Suarez, ky i fundit do të largohet nga Gremio, Sergio Busquets ka njoftuar tashmë se nuk do të luajë në asnjë ekip tjetër të Evropës, ndërsa “fantazisti” argjentinas, Angel Di Maria ka njoftuar para disa ditësh largimin e tij nga “bardhezinjtë” e Juventus.