Ministrat e BE-së diskutojnë për masat e reja të migracionit
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian u përpoqën sërish sot për të kapërcyer një nga problemet më të vështira politike të bllokut, çështjen e emigrantëve që hyjnë në Evropë pa autorizim, raporton VOA. Një nga propozimet që po diskutohet është që vendet anëtare të cilat nuk duan të pranojnë emigrantë, të paguajnë një shumë prej 20 mijë eurosh për çdo imigrant të regjistruar.