Gjykata vendosi mos të hap procedurë për vlerësimin e Kodit Zgjedhor
Propozimi i partisë “E Majta” dhe “Demokrati” për vlerësimin e disa dispozitave të Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, nuk u pranuan nga Gjykata Kushtetuese, transmeton Portalb.mk.
Kryetari Darko Kostadinovski theksoi se shumica e gjyqtarëve ishin kundër hapjes së procedurës, duke vlerësuar se këto dispozita ishin vlerësuar më herët nga Gjykata. Kostadinovski personalisht vlerësoi se këto dispozita janë antikushtetuese.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ndërkohë shfuqizoi disa dispozita të Ligjit për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik.
Pushteti dhe opozita në Maqedoninë e Veriut deri më 16 korrik nuk arritën marrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, e cila është pjesë e Agjendës së Reformave. Ky ishte edhe afati i fundit i përcaktuar për miratimin e këtij ligji reformue.
Afati fillestar për miratimin e këtij ligji ishte 30 qershori 2025, por pasi ky afat nuk u përmbush, qeveria mori qëndrimin se afati nuk ishte shkelur sepse ka një periudhë “grejs” deri në fund të qershorit 2026.
Grupi i punës për reformën e Kodit Zgjedhor u formua më 3 mars të këtij viti, katër muaj para afatit për reformat zgjedhore, dhe punoi në një dokument me ndryshime të propozuara të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë në qershor 2025.
- LEXO: Partitë nuk arritën marrëveshje për Kodin Zgjedhor, vendi rrezikon mbi 4 milion euro evropiane
- LEXO: Mosmiratimi i Kodit Zgjedhor të RMV-së futi në lojë edhe BE-në, pak shpresë për fondet prej 4.2 milionë euro
- LEXO: Kodi Zgjedhor ende pezull, Mickoski: U kemi dhënë propozim, por opozita nuk ka ende qëndrim të koordinuar