Gjermania, Italia dhe Franca me marrëveshje mbi inteligjencën artificiale

Franca, Gjermania dhe Italia kanë arritur një marrëveshje për mënyrën sesi inteligjenca artificiale duhet të rregullohet raportoi agjencia e lajmeve Reuters, raporton PCW. Kjo marrëveshje pritet të përshpejtojë negociatat në nivel Europian. Tre qeveritë e vendeve do të mbështetin “vetërregullimin e detyrueshëm përmes kodeve të sjelljes” për të ashtuquajturat modele themelore AI të cilët janë dizajnuar për të prodhuar një gamë të gjerë rezultatesh.

“Së bashku nënvizojmë se Akti AI rregullon aplikimin e AI dhe jo teknologjinë”, thuhet në dokumentin e përbashkët.

“Rreziqet e qenësishme qëndrojnë në aplikimin e sistemeve të AI dhe jo në vetë teknologjinë.”

Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës janë duke negociuar sesi blloku duhet të pozicionohet në lidhje me këtë çështje. Në dokumentin e përbashkët të qeverive thuhet se zhvilluesit e modeleve themelore duhet të përcaktojnë kartat model të cilët përdoren për të ofruar informacion në lidhje me një model machine learning.

“Kartat model do të përfshijnë informacionin përkatës për të kuptuar funksionimin e modelit, aftësitë dhe kufijtë e tij dhe do të bazohen në praktikat më të mira brenda komunitetit të zhvilluesve.”

Në rast të shkeljes së kodit të sjelljes nuk do të aplikohen sanksione por një sistem sanksionesh do të krijohet për shkeljet e përsëritura.