Padi për tre policë të Maqedonisë së Veriut për përdorim dhune gjatë detyrës zyrtare

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre punonjësve të Policisë së Maqedonisë së Veriut në lidhje me përdorimin e dhunës gjatë detyrës zyrtare, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj P.R., B.P. dhe K.G., zyrtar policor pranë SPB Shkup, për shkak ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer vepër penale “lëndim i rëndë trupor” në bazë të nenit 131, paragrafi 3 në lidhje me veprën penale “maltretim gjatë kryerjes së punës”, në bazë të nenit 143 nga Kodi Penal”, raportoi Policia, duke theksuar që tre të dyshuarit do të suspendohen nga pozita e tyre deri në zbardhjen e rastit.

Raportohet që të dyshuarit kanë përdorur dhunë të tepruar ndaj shkupjanit A.Z. i cili në atë moment ishte duke kryer një vjedhje.