Gjatë natës është djegur vetura e kreut të SPB Shtip

Gjatë natës së kaluar në parkingun në rrugën “Vanço Kitanov” ka shpërthyer zjarri në veturën “Audi 5” në pronësi të shefit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Shtip, Bobi Gidioski, transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova, konfirmon se në lagjen Senjak është djegur një veturë, ndërsa kallëzimi ka arritur nga një qytetar në ora 03:01.

Menjëherë është thirrur Njësia territoriale e zjarrëfikësve të Shtipit, zjarrfikësit e së cilës kanë ndërhyrë dhe kanë penguar flakët të prekin automjetet e tjera të parkuara.

Po vijon këqyrja e vendit ku është djegur automjeti.

Hetimi duhet të zbulojë nëse vetura ka marrë flakë vetvetiu për shkak të disa keqfunksionimeve apo bëhet fjalëpër djegie të qëllimshme të automjetit të shefit të SPB Shtip.