Prizma: Operatori i “Shkupit 2014”, për të cilin është folur pak ose aspak

Për të u fol pak ose aspak, kur tema e bisedës ishte “Shkupi 2014”. Megjithatë, hetimi i ri për monumentet ka hedhur dritë mbi Vlladimir Zdraev, duke e portretizuar atë si një hallkë të rëndësishme të projektit kontrovers, shkruan Prizma në portretin e ish-kryetarit të Këshillit komunal të Komunës Qendër, transmeton Portalb.mk.

Ky 49-vjeçar nga Shkupi është në paraburgim që nga 30 qershori, në kuadër të hetimeve për “Feniks”. Policia e ka ndaluar në kufirin afër Tabanocit.

Prokuroria është duke hetuar rolin e tij në tenderët e kontestuar për Luftëtarin mbi kalë dhe 10 monumenteve të tjera gjatë kohës sa ishte në krye të Këshillit Komunal në Qendër.

Pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në administratë, për 20 vjet mbajti gjithfarë funksionesh, por hyri në paraburgim si hotelier i njohur i Shkupit me ambicie për të pasur sukses në Itali.

Nuk është rastësi që ai është pjesë e rrethit më të ngushtë të ish-familjes në pushtet. Ai vjen nga e njëjta rrugë e Kapishtecit si Nikolla Gruevski dhe vëllezërit Mijalkov, nga lagjja rreth rrugës Vasil Gjorgov, e cila, siç thuhet, i ka vënë pseudonimin Perhan.

Karriera e tij përparoi nën hijen e fqinjit të tij shumë më të famshëm, që nga momenti kur Gruevski ishte një yll reformist në qeverinë e Ljubço Georgievskit, deri në rënien e ashpër të VMRO-DPMNE në 2017.

Në biografinë e tij të punës, ai ka shkruar se nga viti 1998 deri në vitin 2000 ka qenë i punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa në vitin 2000 ishte asistent i drejtorit në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (APP). Ai menaxhoi procesin e fiskalizimit dhe qëndroi atje deri në vitin 2003.

Paralelisht me këtë ai ishte këshilltar i Gruevskit si në Ministrinë e Tregtisë ashtu edhe në atë të Financave.

Nga pozita e tij në DAP, së bashku me Gordana Jankulloskën dhe Mile Janakieskin, ishte edhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Kartës Kombëtare të Pagesave, të cilin e udhëhiqte më i vogli nga dy vëllezërit Mijallkovi, Vllatko.

Ai ishte i besuari i liderit rilindës të pabesueshëm.

Portretin e plotë mund ta lexoni KËTU.