Faturat e energjisë elektrike do të ulen në RMV, Komisioni Rregullator ka ulur tarifat për shpërndarje dhe transmetim

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, tarifa për shpërndarjen e energjisë elektrike, tarifa për transmetimin e energjisë elektrike dhe çmimi i një operatori në tregun e energjisë elektrike do të ulen, raporton Portalb.mk.

Siç informoi Komisioni rregullator për energjetikë, është marrë vendim për uljen e tarifës për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucija me 3.64 përqind, tarifës për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO me 2.67 përqind dhe çmimit të operatorit MEMO me 3.40 përqind.

“Me vendimin e sotëm, të gjithë elementët që përbëjnë çmimin përfundimtar janë të njohur: çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit dhe prokurimet për humbjet janë mbyllur. Tani mbetet që furnizuesi universal – EVN HOME, nën mbikëqyrjen tonë, të bëjë llogaritjen dhe të publikojë çmimet përfundimtare sipas blloqeve”, tregoi ERK.

Kryetari i KRrE-së, Marko Bislimoski, informoi se pjesa që KRrE-së në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36 përqind. Tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në çmimin përfundimtar merr pjesë me rreth 33 përqind, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit merr pjesë me rreth 4 përqind në çmimin përfundimtar dhe çmimi i MEMO-s ka një pjesëmarrje të parëndësishme prej rreth 0.19% në çmimin përfundimtar.

Ndryshe, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale sot (5 dhjetor) informoi se procedura për përpunimin, vlerësimin dhe verifikimin e të gjitha aplikimeve të pranuara për mbështetje financiare përmes Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2025 ka përfunduar. Pas kontrolleve të hollësishme të kryera nga komisionet dhe verifikimit të të dhënave me institucionet kompetente, lista e të gjithë personave dhe familjeve që kanë fituar të drejtën për subvencion është publikuar.

Komisioni paraprakisht kishte vendosur që nga 1 dhjetori, çmimi i ngrohjes qendrore mesatarisht për rreth 130 denarë. Qytetarët që deri tani paguanin rreth 2.200 denarë, në të ardhmen do të paguajnë afërsisht 2.330 denarë.