Elon Musk kërkoi 1 miliardë dollarë financim për kompaninë e tij xAI

Elon Musk po kërkon investime për kompaninë e tij xAI. Njeriu pas Tesla, SpaceX dhe X po kërkon financim prej 1 miliardë dollarësh për sipërmarrjen e tij të re, raporton PCW. Sipas një aplikimi në SEC, Musk ka ngritur 135 milionë dollarë deri më tani nga katër investitorë emri i të cilëve nuk bëhet publik. Atij i duhen edhe 865 milionë dollarë të tjera për të arritur objektivin e 1 miliardë dollarëve.

Deri më sot, xAI po punon me Grok, përgjigja e Musk ndaj ChatGPT të OpenAI, Google Bard dhe Claude të Anthropic.

Sipas uebsajtit të tij, Grok ka një natyrë rebeluese dhe u përgjigjet pyetjeve “me spec” ndaj të cilave robotët e tjerë AI ngurrojnë.

Produkti ka qenë në zhvillim prej vetëm dy muajsh por pritet të lançohet në version beta për abonentët me pagesë të X.

Një element tjetër dallues i robotit është se njohuritë e tij përditësohen në kohë reale nga të dhënat dhe informacioni i postuar në X.

Kujtojmë se Musk ishte një bashkëthemelues i OpenAI por u tërhoq nga bordi në 2018-ën ndërsa kohët e fundit ka qenë kritik ndaj startupit.