Dokumente pa termin, Spasovski nesër do të viziton pikën ku qytetarët do të nxjerrin dokumente personale

Ministri për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut nesër do të promovon pikën e re ku qytetarët do të mund të fotografohen për nxjerrjen e dokumenteve personale, transmeton Portalb.mk.

“Nesër (15.11.2023) në ora 11:00, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski së bashku me udhëheqësinë e MPB-së do të vizitojë pikën e re të MPB-së për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin të përcaktuar”, sqarojnë nga Policia.

Pika e re do të jetë në komunën e Kisella Vodës, në sallën e Policisë së trafikut.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme muajin e kaluar kishte paralajmëruar që po përgatit hapësira shtesë pune për rritje të kapaciteteve për dhënie të dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues.

Përndryshe, Marrëveshja e Prespës me Greqinë është nënshkruar më 17 qershor 2018. Neni 10 i Marrëveshjes së Prespës rregullon pjesën me dokumente për përdorim ndërkombëtar dhe dokumente për përdorim të brendshëm, por që mund të përdoren jashtë vendit. Marrëveshja thekson se vlefshmëria e këtyre dokumenteve dhe materialeve do të rinovohet në përputhje me emrin dhe kushtet e specifikuara në nenin 1, paragrafi 3 i Marrëveshjes, jo më vonë se pesë vjet pas hyrjes në fuqi. Duke pasur parasysh se Marrëveshja ka hyrë në fuqi në shkurt 2019, dokumentet duhet të ndryshojnë në shkurt të vitit 2024.

Kjo dispozitë i referohet dokumenteve për përdorim të brendshëm, por që mund të përdoren edhe jashtë vendit dhe dokumente të tilla janë letërnjoftimi, pasaporta dhe patentë shoferi.

Përndryshe, në mars të këtij viti, letërnjoftimi prej 190 denarë është shtrenjtuar 310 denarë. Pasaporta për personat mbi 27-vjeç nga 1.500 në 2.000 denarë, ndërkaq patenta e shoferit prej 280 në 410 denarë.