Çmimet te hotelet e Maqedonisë së Veriut shënuan rritje
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht të këtij viti ka pasur rritje të çmimeve në krahasim me gushtin e vitit të kaluar. Rritja më e theksuar është te çmimet e pijeve alkoolike, transmeton Portalb.mk.
“Çmimet e shërbimeve hotelierike në gusht 2025 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë rritur për 4.9%”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se çmimet kanë shënuar ulje në krahasim me korrikun e këtij viti.
Krahasuar me gushtin e kaluara, rritje më e madhe është regjistruar te pijet alkoolike (9.4 %), ushqimet (7.8 %) dhe pijet joalkoolike (6.2 %), ndërsa ulje e çmimit është regjistruar vetëm te shërbimet hotelerie për netët e kaluara (6.6 %).