Artan Grubit iu vazhdua paraburgimi edhe 30 ditë, ndërsa Bajrami ende në arrati
Prokuroria kërkoi, ndërsa Gjykata e Shkupit pranoi që ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, t’i vazhdohet arresti shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera. Grubi i cili pas 14 muajsh arratisje më 23 shkurt iu dorëzua autoriteteve në pikën kufitare Bllacë, dyshohet për veprën penale mashtrim në shërbim, raporton Alsat. Megjithatë, nga organi i akuzës nuk jep detaje se në cilën fazë është hetimi për keqpërdorimet e pretenduara lidhur me procedurën e me furnizimit të VLT aparateve për Lotarinë Shtetërore edhe pse të njëjtat fare nuk kanë qenë të nevojshme dhe asnjëherë nuk janë përdorur.