Pas pesë orëve intervistë ne Prokurori, Grubi u dërgua në Gjykatën Penale (VIDEO)
Përfundoi marrja në pyetje e ish zëvendës kryeministrit Artan Grubi në Prokurori, pas çka ai sonte do të dërgohet në Gjykatën penale, ku do të dalë para gjyqtarit në procedurë paraprake, raporton MIA.
Ish zëvendës kryeministri dhe ministri për marrëdhënie mes bashkësive, Grubi, i dyshuar për “keqpërdorim në Lotarinë shtetërore”, sot është arrestuar në vendkalimin kufitar “Bllacë” dhe dërguar në repartin për paraburgim në Shuto Orizarë, pas çka u dërgua për t’u marrë në pyetje në Prokurori.
Grubi, së bashku me ish drejtorin në “Lotarinë shtetërore”, Përparim Bajrami, dyshohet për “krim prej tetë milionë eurove për porosi të aparatave VLT”.
Ndyshe, sot (23 shkurt) në orët e para të mëngjesit u arrestua ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Ai u arrestua në kalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, prej nga edhe ishte larguar.
Artan Grubi në fund të vitit 2024 u fut në Listën e Zezë Amerikane për korrupsion dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore për të shpëtuar Sasho Mijallkovin, pas së cilës ai u tërhoq nga jeta publike.
Pak ditë më vonë, ai u arratis nga vendi, ndërsa kërkohej me fletarrest ndërkombëtar së bashku me ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajramin, për rastin ‘Lotaria’. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
Që të dy dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej mbi 8.2 milion euro. Ata ngarkohen për veprën penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal, që parashikon dënim me të paktën katër vjet burg.
Katër të tjerët dyshohen në cilësinë e tyre si kryetarë dhe anëtarë të një komisioni për dy thirrje të veçanta publike dhe ekziston dyshimi se kanë abuzuar me kompetencat dhe detyrat e tyre të veçanta dhe kanë kryer thirrje publike për transferimin e të drejtës për të organizuar lojëra fati elektronike dhe online, megjithëse e dinin se një procedurë e tillë në raste specifike nuk duhet të kryhet.
Lidhur me vizitat nga familja, mbrojtja nga burgu, thanë për SDK se nuk ishin kompetentë dhe, si për të gjithë të paraburgosurit, do të zbatohen vendimet dhe lejet dhe ndalimet e dhëna nga gjyqtari kompetent në rastin “Llotaria Shtetërore”.
- LEXO: Pas një viti e tepër në arrati, Artan Grubi u paraqit dhe u arrestua në kufirin e Bllacës (Video)