Anija e tyre rrezikoi të përmbytet, operacion shpëtimi për 50 persona

Dhjetëra emigrant janë shpëtuar në një operacion shpëtimi të zhvilluar nga roja bregdetare greke në ishullin Falconera, në Myrtos Pelagos në Egjeun Jugor, raporton ABC. Mediat vendase shkruajnë se operacioni i shpëtimit po zhvillohet për shpëtimin e 50 personave të cilët rrezikonin mbytjen në det.

Rojet bregdetare u njoftuan për imobilizimin e anijes, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar skafet e saj dhe varkat e tjera që kalonin nga Miloshi.

Në vendngjarje, një helikopter i rojës bregdetare tashmë po fluturon për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit për të mbyturit, disa prej të cilëve arritën të notojnë në breg. Pjesa tjetër janë në anije në pritje të anijeve të Rojës Bregdetare.