Në një veturë, Policia e Maqedonisë së Veriut kapi 200 kilogram duhan

Policia e Maqedonisë së Veriut në orët e mesditës ka arritur të kap një veturë ku ishin vendosur 200 kilogram duhan të destinuar për shitje të paligjshme, transmeton Portalb.mk.

“Sot rreth orës 15:30, punonjësit e policisë nga SPB Shkup kanë arrestuar 29 vjeçarin E.A. nga Shkupi, në veturën “Golf” me tabela të Shkupit, janë gjetur dhe konfiskuar mbi 200 kilogram duhan i prerë”, raportoi Policia, duke theksuar që ky produkt ishte destinuar për shitje të paligjshme.

Ndaj 29 vjeçarit, i cili po e ngiste veturën ku kishte 200 kilogram duhan, Policia ka paralajmëruar padi përkatëse.