Ambasada e Shqipërisë dhe Instituti Francez do të organizojnë mbrëmje kinematografike shqiptare
Ambasada e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Institutin Francez, do të organizojnë një mbrëmje kinematografike shqiptare me filmin klasik “Përrallë nga e kaluara”, me regji nga Dhimitër Anagnosti, transmeton Portalb.mk.
Filmi do të jepet të shtunën më katër prill, në Kinotekën e Shkupit.
“Bazuar në motive nga komedia “14 vjeç dhëndër” e Andon Zako Çajupit, filmi sjell me humor dhe ndjeshmëri historinë e një martese të detyruar, ku përmes personazheve dhe situatave të papritura, dashuria gjen rrugën e saj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Sqhipërisë.
Filmi do të jepet me titra në frëngjisht dhe maqedonisht, ndërsa biletat janë në dispozicion pranë Kinotekës së Shkupit.
Kjo mbrëmje organizohet në kuadër të javës tradicionale të filmit frankofon.