Akoma nuk është shuar zjarri në Zhelinë

Në orët e pasdites, zjarri në Zhelinë akoma nuk është shuar, por është nën kontroll, transmeton Portalb.mk.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë katër zjarre nën kontroll, nga një në Brod, Gjevgjeli, Gazi Babë dhe në Zhelinë, më saktësisht në fshatin Merovë. Këtu lënda djegëse është në një pyll të përzier.

Në këtë periudhë, vetëm një zjarr është regjistruar aktiv në Kratovë, ndërsa tre zjarre tjetra janë të shuara, në Vinicë, Radovish dhe Manastir.

Në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.

Në seancën e 7 gushtit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë. Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).