Rezultatet preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bervenicë, 100% e votave janë numëruar
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut i ka publikuar rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve të sotme të rrethit të parë në Bervenicë, shkruan Portalb.mk.
Sipas rezultateve, me 1 nëntor 2026, në balotazh shkojnë Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE dhe Arkin Jahiji nga AKI.
Sipas të dhënave të KSHZ-së nga 100% e votave të numëruara, Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE ka marrë 2943 vota, Arkin Jahiji nga AKI ka 2152 vota, Jakup Huseini nga VLEN ka 1528 vota, Jovica Radeski nga LSDM ka 706 vota.
Kandidatët e pavarur: Arife Idrizi, 21 vota dhe Dushan Bogdanovski, 55 vota.

LEXO MË SHUMË NË:
Zgjedhje të jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës, gjithçka që ndodh (LIVE)