Dita e 8-të e protestës në Shqipëri, policia shpërndau me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesit para Ministrisë së Arsimit

Situata para Ministrisë së Arsimit është e tensionuar. Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur ujin me presion dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e qytetarëve dhe studentëve që ishin mbledhur për të protestuar, transmeton Euronews.

Policia ka bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve teksa po hedh ujë në drejtim të protestuesve deri në “Rrugën e Durrësit. Disa protestues të tjerë më parë nisën një marshim.

Rreth orës 10:00 studentët dhe pedagogët nisën marshimin drejt Kryeministrisë aty ku kanë përmbysur karriget e vendosura më herët nga kryeministri Edi Rama në mënyrë simbolike si ftesë për dialog.

“Pa dorëheqje nuk ka dialog” ishin thirrjet e dëgjuara nga protestuesit e grumbulluar para godinës së qeverisë.

Kujtojmë se një nga thirrjet kryesore të të rinjve është largimi i panegociueshëm i kryeministrit Edi Rama dhe i qeverisë së tij.