Akoma e hapur mundësia për financimin e zëvendësimit të çatisë së azbestit
Qyteti i Shkupit deri më 15 tetor do të pranojë aplikime nga qytetarët e Shkupit në kuadër të Thirrjes publike për subvencionimin e qytetarëve për zëvendësimin e çative të azbestit për vitin 2025, transmeton Portalb.mk.
“Mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë maksimumi 50% e vlerës së investimit, por jo më shumë se 100.000,00 denarë, për person/aplikant, nga vlera e përgjithshme e vlerës së nevojshme për zëvendësimin e çatisë së asbestit, duke përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale”, sqaruan nga Qyteti i Shkupit.
Në lidhje me këtë projekt, Qyteti i Shkupit ka ndarë gjithsej 1 milion denarë, ndërsa këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë qytetarët e Aerodromit, Butelit, Gazi Babës, Gjorçe Petrovit, Karposhit, Kisela Vodës, Saraji, Qendra, Çairi dhe Shuto Orizara.