A po përpiqen Kurti dhe Vuçiq që tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit t’i bartin edhe te ne?

Thuajse të koordinuar, njëri pas tjetrit, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq këtyre ditëve me deklaratat e tyre po përpiqen që të përzihen në marrëdhëniet e brendshme politike dhe të jashtme politike të Maqedonisë. Pas deklaratatave të dhëna, parashtrohet pyetja: Vallaë Kurti dhe Vuçiq a po tentojnë që tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit t’i bartin edhe në vendin tonë? Deklaratat e tyre vijnë pikërisht para, gjegjësisht në ditën e shënimit të 22-vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shkruan Meta, njofton Portalb.

Fillimisht kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës jozyrtare në vend më 11 gusht nga Tetova porositi se Maqedonia duhet të mbahet më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, ndërsa sa më larg nga Serbia dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Maqedonia duhet të jetë sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, ndërsa më larg Serbisë e cila nuk distancohet nga Millosheviqi dhe nga Putini. Kështu Maqedonia do të jetë sa më afër hyrjes në Bashkimin Evropian, ndërsa rajoni i Ballkanit do të jetë sa më i sigurtë. Për këtë arsye, ne duhet t’i ndohmojmë dhe ta mbështesim Maqedoninë”, deklaroi kryeministri Kurti.

Presidentit serb Aleksandar Vuçiq nuk iu deshën më shumë se dy ditë që t’u përgjigjet deklaratave të Kurtit nga Tetova. Në intervistën e tij për televizion serb “Pink”, presidenti serb tha se vizita e Kurtit në Tetovë ka qenë skandal mbi skandalet dhe se atje është, siç thotë ai, “promovuar ideja për Shqipërinë e Madhe”.

Intervista e Vuçiqit sot u gjend në pozitat goditëse të mediave serbe, duke e përfshirë edhe servisin publik serb RTS, agjencinë Tanjug dhe gazetën ditore Politika.

Madje, presidenti serb Vuçiq deklaroi se Albin Kurti po përpiqet të bëjë trazira dhe të nxisë shpirtrat jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në jug të Serbisë Qendrore, me ç’rast për këtë nul mbeti pa akuzuar edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare për veprimin e Kurtit.

Vuçiq në vazhdim të intervistës televizive në Pink deklaroi se në qoftë se nuk do të kishte qenë Serbia aq e fuqishme, Kurti do të sulmonte kudo.

“Ai nuk do ta sulmonte vetëm Serbinë Qendrore, por edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, ndërsa pyetje do të ishte çfarë do të bëhej me Shqipërinë”, deklaroi Vuçiq, duke shtuar se ushtria serbe duhet të kujdeset për shkallën e forcës së saj.

Përveç ndaj Kurtit, presidenti serb nuk lëshoi mundësinë të japë akuza edhe ndaj funksionarëve të lartë shtetëror nga vendet-anëtare të BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, të cilët para disa ditësh në letër deri te vendet e tyre kërkuan distancë më të madhe nga Serbia dhe marrëdhënie më kritike të BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj Aleksandar Vuçiqit, për shkak se pikërisht Vuçiq gjithnjë e më shumë po i eskalon tensionet në marrëdhëniet me Kosovën, ndërsa vendet perëndimore po përmbahen nga kritika kundër tij.

Në intervistën për televizion Pink, presidenti serb Vuçiq tha se funksionarët e tillë nga Perëndimi e mbështesin politikën e Albin Kurtit dhe përpiqen ta akuzojnë Serbinë, duke përmendur një pjesë të funksionarëve të nënshkruar në letër – Mihail Rot dhe Alisa Kerns.